“Ofensiva” e Merkel dhe Macron për të shpëtuar ujdinë me Iranin

Bota

“Ofensiva” e Merkel dhe Macron për të shpëtuar ujdinë me Iranin

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:58
Për europianët marrëveshja qëndron ende dhe Parisi e Berlini janë vënë në lëvizje për ta shpëtuar atë përmes bisedimeve direkte me Donald Trump.

Mes morisë së përplasjeve të Donald Trump me aleatët tradicionalë europianë të Shteteve të Bashkuara është edhe marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ndodhej Barack Obama.

Atëherë kandidat për President, Trump e cilësonte “një katastrofë” pakti e arritur dhe u zotua se me të marrë detyrën do ta shfuqizonte. Nuk vonoi shumë dhe në publik, menjëherë pasi mori frenat e SHBA në dorë, Trump përmendi sanksione ndaj Teheranit dhe rishqyrtim të ujdisë.

Por, për europianët marrëveshja qëndron ende dhe Parisi e Berlini janë vënë në lëvizje për ta shpëtuar atë përmes bisedimeve direkte me Donald Trump.

Deutsche Welle thotë se janë zhvilluar dhe po zhvillohen negociata brenda të ashtuquajturit Grupi E3 – ku bën pjesë Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, si edhe Shtetet e Bashkuara. Qëllimi është arritja një kompromis që do të kënaqte kërkesat që presidenti ofroi si ultimatum në janar, kur zgjati lehtësimin e sanksioneve.

Pak ditë para se Merkel dhe Macron të udhëtojnë në Uashington, një grup ligjvënësish europianë i dërguan javën e kaluar një letër Kongresit amerikan, ku i kërkojnë të mbështesë marrëveshjen e arritur në vitin 2015.

Por përpjekjet e orkestruara europiane, sipas diplomatëve në Uashington dhe zyrtarëve të lartë amerikanë mund të e bindin Presidentin Trump që përtej 12 majit, afati i fundit, të zgjasë lehtësimet e sanksione kundër Iranit, një element kyç që kjo marrëveshje të vazhdojë të ekzistojë.

Vetë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore është shprehur disa herë se Irani i ka përmbushur detyrimet e marrëveshjes, por as raportet e kësaj agjencie, që mbikëqyr paktin, duket se nuk do ta bindin Donald Trump në vendimin e marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat