OKB në alarm për kërcënimin në rritje të përdorimit të armëve bërthamore

Bota

OKB në alarm për kërcënimin në rritje të përdorimit të armëve bërthamore

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:57
ilustrim

Drejtuesja më e lartë e OKB-së për Çarmatimin dha alarmin sot për kërcënimin në rritje të përdorimit të armëve bërthamore duke shprehur keqardhje për modernizimin e programeve që çojnë në një epokë të re të armatimeve cilësore.

”Kërcënimi mbi përdorimin e qëllimshëm apo jo të armëve bërthamore është rritur”, deklaroi Izumi Nakamitsu, në nisje të një takimi përgatitor të konferencës që do të diskutojë për Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (TNP), e parashikuar në vitin 2020.

”Ky kërcënim, që prek gjithë njerëzimin, do të jetë prezent për aq kohë sa armët bërthamore do të vijojnë të ekzistojnë në arsenalet kombëtare”, shtoi ajo.

TNP-ja hyri në fuqi në vitin 1970 dhe çdo pesë vjet organizon një konferencë. Në vitin 2015, delegatët u ndanë pa marrëveshje.

Këtë herë, takimi njoftohet ndërsa Koreja e Veriut, e cila u tërhoq nga TNP-ja në 2003, njoftoi të shtunën ndërprerjen e testeve bërthamore dhe lëshimet e raketave balistike ndërkontinentale, duke thënë se qendra e testeve bërthamore të Punggyerit (veri) do të mbyllej pasi e kishte përmbushur misionin e saj.

Nakamitsu e përshëndeti këtë njoftim dhe shpreson se këto zhvillime do të kontribuojnë në arritjen e besimit dhe ruajtjen e një klime të favorshme për dialog dhe negociata të sinqerta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat