Protesta anti-qeveritare në Madagaskar, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Bota

Protesta anti-qeveritare në Madagaskar, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:07
ilustrim

Të paktën katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në trazirat që shpërthyen gjatë protestave masive anti-qeveritare në Madagaskar.

Opozita në ishullin e Madagaskarit ka organizuar protesta masive në kryeqytetin Antananarivo për shkak të ndryshimeve në ligjin zgjedhor të miratuar nga ana e parlamentit lokal në fillim të këti muaji.

Mediat lokale raportojnë se gjatë protestave të mbrëmshme ka pasur trazira dhe përplasje mes policisë dhe demonstruesve, ndërsa në mesin e katër viktimave janë dhe dy fëmijë.

Në fund të vitit në Madagaskar pritet të mbahen zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, ndërsa opozita kundërshton për shkak të ndryshimeve në ligjin zgjedhor.

Ligji i ri zgjedhor përcakton se kandidati presidencialë nuk mund të jetë një person i cili ka qenë i dënuar, të cilën opozita e konsideron si plan të qëllimshëm që të diskualifikojë kandidatin e saj.

Opozita kishte njoftuar më parë se në zgjedhjet presidenciale do të konkurrojë me ish-udhëheqësin e vendit, Marc Ravalomanan, i cili u rrëzua nga pushteti në një grusht ushtarak në vitin 2009 dhe pas dëbimit në egzil u dënua në procese të kryera para disa gjykatave në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat