OKB: bisedime për sigurinë në Damask

Bota

OKB: bisedime për sigurinë në Damask

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:17
Damask

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara njoftoi se në kryeqytetin sirian Damask, po zhvillohen bisedime lidhur me sigurinë. Kjo do t’u mundësonte inspektorëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike të vizitonin qytetin e Doumës, vendin ku në 7 prill dyshohet të ketë ndodhur një sulm me armë kimike.

Shqetësimet lidhur për sigurinë kanë penguar inspektorët të hyjnë në Douma gjatë javës.

Të martën një ekip sigurie i Kombeve të Bashkuara që po vizitonte vendin ku ndodhi sulmi i 7 prillit, u qëllua me armë zjarri dhe ishte në shënjestër të një shpërthimi. Drejtuesit e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike thanë se ekipi i sigurisë duhej t’u jepte inspektorëve sinjalin që situata nuk ishte e rrezikshme. Por vizita e tyre u anulua për shkak të situatës së sigurisë.

Disa ekspertë për armët dhe zyrtarë amerikanë kanë shprehur gjithashtu shqetësime lidhur me kompromentimin e vendit ku ndodhi sulmi i dyshuar me armë kimike, gjë që e bën të vështirë për hetuesit të përcaktojnë origjinën e substancave kimike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat