Gjermania do të pranojë 10, 000 refugjatë

Bota

Gjermania do të pranojë 10, 000 refugjatë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:37

Qeveria gjermane është zotuar për pranimin e refugjatëve nën një program për rivendosjen e njerëzve që konsiderohen si të pambrojtur. Kontrollet e kufirit të Gjermanisë në afërsi me Austrinë duket se do të vazhdojnë edhe për gjashtë muaj.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Refugjatët, Dimitris Avramopoulos tha se Gjermania do të pranojë më shumë se 10, 000 refugjatë nga Afrika veriore dhe Lindja e Mesme. Ai shtoi se Komisioni i BE-së ka marrë një zotim nga Berlini këtë javë, duke konfirmuar rolin gjerman si një lojtar shumë i rëndësishëm në programin e të risistemimit të BE-së.

“Qeveria e Gjermanisë edhe një herë ka treguar solidaritet ndërkombëtar,” tha Avramopoulos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat