Trump konfirmon bisedimet mes koreaneve për përfundimin e luftës

Bota

Trump konfirmon bisedimet mes koreaneve për përfundimin e luftës

Më: 17 prill 2018 Në ora: 22:54
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Të martën është arritur një vendim përparimtar sa i përket diplomacisë ndërkombëtare. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka konfirmuar se ka pajtim për bisedime të nivelit të lartë mes Koresë së Jugut dhe Veriut.

Agjencia e lajmeve AFP raporton për mundësinë e një takimi dhjetë ditësh mes koreanëve gjatë një samiti në prill të këtij viti. Presidenti amerikan Trump sipas mediave botërore hapi derën për një traktat paqeje që ka braktisur diplomatët për më shumë se gjysmë shekulli sa i përket luftës mes koreanëve.

"Koreja e Veriut po vjen", tha Trump me besim teksa priti në një takim sot kryeministrin japonez Shinzo Abe në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Florida. "Koreja e Jugut po vjen dhe ka plane për t'u takuar për të parë nëse ata mund t'i japin fund luftës dhe ata kanë bekimin tim për këtë", tha Trum siç raporton AFP.

Njerëzit sipas presidentit Trump nuk po e kuptojnë ende se lufta koreane ende nuk ka përfunduar dhe se ata po bisedojnë që ta përfundojnë atë.

Bisedimet mes koreanëve siç raportohet janë kofnirmuar të mbnahen më 27 prill të këtj viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat