A po fillon Lufta e tretë botërore, ja kush e ka ushtrinë më të fuqishme

Bota

A po fillon Lufta e tretë botërore, ja kush e ka ushtrinë më të fuqishme

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:50
Sulmet ajrore në Siri

Forcat amerikane, britanike dhe franceze kanë goditur Sirinë, në përgjigje të një sulmi me armë kimike që la dhjetëra të vdekur në Douma, ndërkohë që Rusia paralajmëroi Perëndimin se sulmi nuk do të kalojë pa pasoja.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ishte gati të vazhdojë aksionet derisa Qeveria e Bashar al-Assadit të ndalojë përdorimin e armëve kimike.

Analistët janë të interesuar, por edhe të frikësuar nëse aksionet amerikane në Siri do të jenë vetëm fillimi i luftës së hapur në mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën do të vuajnë më së shumti sirianët.

Image

"Sulmet ajrore në Siri kanë pasur një efekt të rëndësishëm në atë që Bashar al-Assad mund të bëjë në të ardhmen", ka thënë ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson.

Ndërkohë burime ushtarake britanike dhe franceze thanë se në sulme janë përfshirë aeroplanët Tornado, Mirage dhe Rafale.

I pyetur nëse Perëndimi tani ndodhet në një luftë të re të ftohtë me Rusinë, Williamson tha se marrëdhëniet me Rusinë janë në nivele të ulëta, por dëshiron që Kremlini të përdorë ndikimin e tij mbi Assadin, për t'i dhënë fund luftës në Siri.

Por, kush do të fitojë nëse do të fillojë lufta?

Image

Kjo është e pamundur të thuhet se kush do të jetë fituesi, shkruajnë mediat britanike.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se urdhri i tij i parë si president ishte renovimi dhe modernizimi i arsenalit bërthamor të Amerikës, të cilin ai pretendon se është "tani shumë më i fortë dhe më i fuqishëm se kurrë më parë".

Koreja e Veriut ka qenë e pamëshirshme në testet e saj bërthamore dhe tani besohet se regjimi i Kim Jong-un ka raketa të aftë për të goditur territoret amerikane.

SHBA është i vetmi vend në posedim të avionëve luftarakë me pesë gjenerata - 187 aeroplanë F-22, plus F-35 që ende nuk ka dalë nga faza e testimit.

Megjithatë, Rusia po zhvillon një gjuetar luftarak me nofkën "The Ghost" dhe Kina po punon në katër aeroplanë të ngjashëm.

Kim Jong-un ka bërë kërcënime të vazhdueshme që sugjerojnë se fuqitë e tij bërthamore janë më të mëdha se sa parashikohej.

Kush e ka ushtrinë më të fuqishme?

Image

Koreja Veriore ka 1.02 milionë personel ushtarak dhe 73 nëndetëse – më shumë se Rusia dhe SHBA.

Shteti ka  4,060 tanke, por ka vetëm 286 helikopterë dhe tri anije luftarake.

Për dallim, SHBA ka vetëm 409,000 personel ushtarakë aktivë, pavarësisht shpenzimeve prej 611.2 miliardë dollarëve në mbrojtje.

Sidoqoftë, SHBA komandon me 5,437 helikopterë, 88 anije luftarake, 2,384 tanke, 71 nëndetëse dhe 1,442 aeroplanë luftarakë.

Ushtria moderne e Vladimir Putinit ka gjithsej 240,000 personel ushtarakë, me shpenzime të mbrojtjes në vlerë prej 69.2 miliardë dollarë.

Rusia posedon 2,700 tanke, 1,090 aeroplanë luftarakë, 854 helikopterë, 34 anije luftarake dhe 62 nëndetëse.

Ndërkohë, Kina ka 1.6 milion ushtarë me investime të vlerësuara në mbrojtje prej 215.2 miliardë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat