Kurtz kërkon ripërtëritjen e bisedimeve të paqes për Sirinë

Bota

Kurtz kërkon ripërtëritjen e bisedimeve të paqes për Sirinë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:15
Kancelari austriak, Sebastian Kurtz

Kancelari austriak, Sebastian Kurtz, dëshiron vazhdimin e bisedimeve paqësore për Sirinë, të cilat filluan në Vjenë në vitin 2015, duke shtuar se zgjidhja për këtë konflikt nuk mund të gjendet me mjete ushtarake.

“Pas përdorimit shokues të armëve kimike më 7 prill dhe intervenimeve të fundit ushtarake në Siri, koha është që të kthehemi në arsyetim dhe të nxisim procesin diplomatik të paqes", tha ai për agjencinë e lajmeve austriake APA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat