Publikohen pamjet: Kështu ia shkatërruan SHBA, Franca dhe Britania, laboratorët Assadit

Bota

Publikohen pamjet: Kështu ia shkatërruan SHBA, Franca dhe Britania, laboratorët Assadit

Nga: A.ZH Më: 15 prill 2018 Në ora: 11:38
Gjendja e tanishme dhe e mëhershme e laboratorëve të Assadit, të shndërruar në rrënoja nga sulmet e SHBA-ve, Francës dhe Britanisë

Janë publikuar imazhe të reja satelitore, që tregojnë dëme të mëdha ndaj objektivave të goditura nga sulmet ajrore të shtunën në Siri. Tre zona janë shndërruar në rrënoja, pasi Donald Trump, Theresa May dhe Emmanuel Macron iu përgjigjën një sulmi kimik nga regjimi i Asadit i cili vrau 75 vetë, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Imazhet e marra të shtunën tregojnë dëme të mëdha raketash në objektet që besohet të jenë të përfshira në programin e armëve kimike të Sirisë, me dy objekte të shkatërruara në Homs dhe Qendrën Kërkimore Bazrah, një qendër kërkimore shkencore në periferi të Damaskut, e goditur gjithashtu nga një breshëri raketash.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar për “pasoja” pasi SHBA, Britania e Madhe dhe Franca bashkërenduan veprimin ushtarak. Putin ka dënuar sulmet e së shtunës, duke i cilësuar ato si një “akt agresioni” që do të përkeqësonin katastrofën humanitare në Siri dhe do të kenë “ndikim” shkatërrues në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Por presidenti amerikan Trump, është zotuar se do të kryejë sulme ajrore të mëtejshme në Siri, nëse regjimi guxon të përdorë armët kimike përsëri, ndërsa Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson mbrojti vendimin e Britanisë për t’iu bashkuar sulmeve, mes kritikave se Qeveria e Theresa May, kishte vepruar pa miratimin e plotë të Parlamentit./BS

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat