Trump: Misioni në Siri u realizua

Bota

Trump: Misioni në Siri u realizua

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:46
Donald Trump

Sulmet ajrore në Siri presidenti amerikan, Donald Trump po i cilëson të realizuara në mënyrë të përkryer.

Për herë të parë pas përfundimit të bombardimeve, presidenti Trump ka shkruar në Tëitter duke përgëzuar edhe Britaninë e Francën.

“Një sulm i realizuar në mënyrë të përkyrer mrëmë. Faleminderit Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për fuqinë e ushtrisë së tyre të shkëlqyer”, ka shkruar Trump.

Sipas tij, ky plan as nuk do të mund të realizohej më mirë.

“Nuk mund të kishte ndonjë rezultat më të mirë. Misioni u realizua”, ka shkruar presidenti amerikan.

Por njejtë si ky nuk po mendojnë forcat ruse. Ato pretendojnë se nga 100 raketa, mbi 70 janë rrëzuar nga sirianët.

Edhe Al-Assadi ka thënë se këto sulme vetëm do ta forcojnë në luftën e tij me “terroristët”.

Veç Iranit, Rusisë e Kinës, shtetet e tjera të fuqishme kanë dalur krahë Amerikës në këtë sulm.

Bombardimet e natës së kaluar erdhën pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat