Paralajmëron Franca: Do të ketë sulme të reja nëse Assad bën këtë gjë

Bota

Paralajmëron Franca: Do të ketë sulme të reja nëse Assad bën këtë gjë

Nga: A.ZH Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:17
Siri

Një pjesë e madhe e arsenalit kimik të regjimit sirian u shkatërrua mbrëmë pasi Amerika, Britania e Madhe dhe Franca nisën sulme të koordinuara me raketa në objekte të njohura që përdoren në prodhimin e armëve vdekjeprurëse.

Forcat amerikane, britanike dhe franceze filluan sulmet ajrore në dy ambiente të armëve kimike dhe një post komandues ushtarak në Siri të premten mbrëma në shenjë hakmarrjeje për një sulm kimik që la 75 civilë të vdekur javën e kaluar.

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka thënë të shtunën se një pjesë e madhe e arsenalit kimik është shkatërruar, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

“Një pjesë e madhe e arsenalit kimik është shkatërruar. Shumë janë shkatërruar në sulmet e mbrëmshme”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ai ka thënë se nuk janë planifikuar sulme të mëtejshme, mirëpo Le Drian nuk përjashtoi mundësinë për sulme të reja nëse Assad kapërcen "vijën e kuqe" të përdorimit të armëve kimike përsëri.

Ai tha: "Në çështjen e armëve kimike, ka një vijë të kuqe që nuk duhet të kalojë, dhe nëse duhet të kalojë përsëri, do të ketë një ndërhyrje tjetër. Por unë mendoj se mësimi është mësuar”.

Kjo deklaratë vjen pasi Presidenti Trump iu drejtua SHBA-së, ndërkohë që Kryeministrja britanike Theresa May dhe Presidenti Emmanuel Macron dhanë fjalime që arsyetonin përdorimin e forcës në përgjigje të “sulmit të gazrave me helm të keq dhe të neveritshëm”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat