NATO deklarohet lidhur me ndërhyrjen ushtarake në Siri

Bota

NATO deklarohet lidhur me ndërhyrjen ushtarake në Siri

Më: 14 prill 2018 Në ora: 08:16
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka mbështetur aksionin ushtarak në Siri, të ndërmarrë nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe.

Përmes një komunikatë dërguar mediave, aleanca veri-atlantike ka shprehur qëndrimin se ky veprim do të zvogëlojë mundësinë e regjimit për sulme të tjera kimike mbi sirianët.

NATO vazhdimisht ka dënuar përdorimin e armëve kimike si një shkelje të qartë marrëveshjeve dhe rregullave ndërkombëtare.

“NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore, dhe beson se është jetike që të mbrohet konventa për armët kimike. Ajo bën thirrje për një përgjigje të përbashkët dhe efektive të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat