Ambasadorja britanike: Britania nuk është e përfshirë në sulmin kimik

Bota

Ambasadorja britanike: Britania nuk është e përfshirë në sulmin kimik

Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:23
Karen Pierce

Ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce tha sot se Britania nuk ishte e përfshirë në sulmin e dyshuar kimik në Siri, duke hedhur poshtë akuzat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

"Është një gënjeshtër groteske, e plotë, është lajmi më i keq i rrem që kemi parë ndonjëherë nga makineritë propagandistike ruse", u tha gazetarëve Pierce.

Rusia sot e ka akuzuar Britaninë e Madhe se është e përfshirë në sulmin me armë kimike në Duma të Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat