Erdogan i shqetësuar për “matjen e forcës” në Siri

Bota

Erdogan i shqetësuar për “matjen e forcës” në Siri

Më: 12 prill 2018 Në ora: 20:47
Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh sot i shqetësuar nga “matja e forcës” mes fuqive të huaja për çështjen e Sirisë, ndërkohë që tensionet janë rritur mes Uashingtonit dhe Moskës, pas kërcënimeve për sulme amerikane të mundshme.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga fakti që disa vende mbështeten në forcën e tyre ushtarake për të transformuar Sirinë në terren për të matur forcën”, deklaroi ai gjatë një fjalimi televiziv në Ankara.

Sipas një burimi në presidencën turke, presidenti turk zhvilloi më pas një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Dy krerët shkëmbyen pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në Turqi.

“Dy liderët ranë dakord për të qëndruar në kontakt të ngushtë”, shtoi i njëjti burim, pa dhënë detaje të tjera.

Dje në mbrëmje, presidenti turk zhvilloi një bisedë telefonike me homologun amerikan, Donald Trump, për të diskutuar për krizën në Siri.

Një sulm kimik i dyshuar, i kryer në Gutan Lindore, pranë Damaskut ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave dhe një reagim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat