Stoltenberg: NATO duhej të merrte masa të ashpra ndaj Rusisë

Bota

Stoltenberg: NATO duhej të merrte masa të ashpra ndaj Rusisë

Më: 4 prill 2018 Në ora: 23:41
Jens Stoltenberg

NATO nuk ka për qëllim ta izolojë Rusinë pas sulmit me armë helmuese muajin e kaluar ndaj ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Britani, por duhej të merrnim masa të ashpra për të treguar se nuk ishim të kënaqur me sjelljen e Moskës, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas helmimit të ish-spiunit rus, NATO dëboi shtatë diplomatë rusë nga Aleanca javën e kaluar dhe uli numrin maksimal të anëtarëve të delegacionit rus nga 30 në 20.

Dëbime të diplomatëve rusë kanë bërë të gjitha vendet e bllokut perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat