Të afërmit e ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi, sot kanë thënë se akuzat për korrupsion kundër ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozi, janë "ndëshkimi i Perëndisë" për rolin e tij në kryengritjen e mbështetur nga NATO, në të cilën Gaddafi u rrëmbye dhe u vra.
"Ky është dënimi i Perëndisë, sepse Sarkozi ishte i pari që nisi sulmet ajrore në Libi", tha për AFP kushëri dhe ish bashkëpunëtor i ngushtë i Gaddafit, Ahmed Gaddaf al-Dam, i cili jeton në Kajro.