Kush janë myslimanët Rohingya dhe pse po largohen nga Mianmar?

Bota

Kush janë myslimanët Rohingya dhe pse po largohen nga Mianmar?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 06:47
Mianmar

Ata janë përdhunuar, torturuar dhe janë vrarë. Dy kombe që nuk i duan, kanë luajtur me ta sikurse me top ping-pongu. Janë detyruar të kryejnë punë të vështira dhe nuk kanë asnjë të drejtë në tokën e tyre.

Myslimanët Rohingya janë ndër njerëzit më të përndjekur në botë, dhe sërish ata e gjejnë veten duke u vrapuar për të shpëtuar jetën e tyre.

Në vendin e Azisë Juglindore të Myanmar, i njohur më parë si Burma, janë duke u zhvilluar përleshje të ashpra midis forcave të sigurisë dhe militantëve të Rohingya, duke lënë të vdekur qindra persona. Gjatë 12 ditëve të fundit, rreth 123 mijë Rohingya janë larguar nga vendi dhe kanë kaluar në Bangladesh, tregojnë shifrat e OKB-së.

Kush janë Rohingya?

Image

Rohingya është një grup etnik i minoritetit mysliman që ka jetuar në Mianmar për shekuj me rradhë. Sot, më shumë se një milion prej tyre jetojnë në vend, shumica në shtetin bregdetar perëndimor në Rakhninë, ku edhe përbëjne një të tretën e popullsisë. Ata flasin gjuhën e tyre, e cila nuk njihet nga shteti.

Ka përleshje të rregullta midis Rohingya dhe forcave të sigurisë të vendit, si dhe grupeve të tjera etnike në Rakhine, të cilat janë kryesisht budiste. Grupet militante të Rohingya shpesh përfshihen në këto përplasje.

Edhe murgjit budistë janë akuzuar për nxitje të dhunës kundër këtij komuniteti mysliman dhe besohet se kanë udhëhequr një lëvizje bojkotimi kundër tyre gjatë përleshjeve vdekjeprurëse në vitin 2012.

Një komunitet i refugjatëve Rohingya gjithashtu jeton në Bangladesh, ndërsa kanë migruar në Malajzi, ku zakonisht punojnë ilegalisht.

Pse nuk njihen si Burmesë?

Qeveria në Mianmar refuzon t’i njohë Rohingya si qytetarë të saj,  duke pretenduar se ata janë nga Bangladeshi ose Bengali. Agjencia e OKB-së për refugjatët dhe grupet e të drejtave të njeriut në të kaluarën ka akuzuar qeverinë për spastrim etnik ndërmjes politikave të saj represive.

Duke pasur një histori kaq të gjatë në Mianmar, përkatësia etnike e Rohingya është më komplekse sesa e bën qeveria, shkruan CNN.

Qeveria ka argumentuar se Rohingya janë fermrët që janë larguar nga Bangladeshi. Shumë prej tyre kanë arritur në Mianmar gjatë sundimit britanik, në viti 1824 deri në vitin 1948, kur Burma konsiderohej provincë e Indisë. Komuniteti Rohingya u dërguan në Burma si punëtorë, në atë që Britania e konsideronte migrim të brendshëm.

Shumë Rohingya thonë se ata janë pasardhës të tregtarëve myslimanë, të cilët janë ndjekur gjatë shekullit 9-të.

Kur Mianmar fitoi pavarësinë në vitin 1948, Rohingya ishin në gjendje të aplikonin për letërnjoftime, të cilat ofrojnë të drejta për ta, madje edhe mund të shërbenin në Parlamend. Por pas një grusht shteti në vitin 1962, komuniteti Rohingya e humbi këtë të drejtë dhe u konsiderua si komunitet i huaj.

Në vitin 1982, një ligj u lejonte atyre shtetësinë, vetëm nëse mund të flisnin një gjuhë të njohur zyrtarisht dhe nëse kishin prova se familjet e tyre kishin jetuar në vend edhe para pavarësisë. Por shumica nga komuniteti nuk ishin pajisur asnjëherë me dokumente që dëshmonin se ata kishin jetuar në vend edhe para pavarësisë dhe në këtë formë ata ngelën njerëz pa shtetësi.

Si është jeta për ta në Mianmar?

Image

Rohingya është përballur me represion që nga vitet e 70-ta, por më intesivisht kjo ka filluar të ndodhë në vitin 2011, kur qeveria u transformua nga administrata ushtarake në atë civile.

Kishte shpresë se gjendja e tyre do të përmisohej, por ka ndodhur e kundërta. Ato mbetën jashtë listës kombëtare prej 135 etnive të njohura në Mianmar.  Shumë prej tyre jetojnë në Rakhinë, në kampe të varfrëa, ndërsa të tjetër kalojnë periudha duke u zhvendosur, ndërsa të tjerët jetojnë duke u larguar nga dhuna.

Çfarë thotë Bangladeshi?

Bangladeshi nuk i konsideron ata si pjesë e popullit të vet.

Ka vlerësime të ndryshme se në vendin e Azisë Jugore, jetojnë rreth gjysmë milionë Rohingya pa dokumenta. Nganjëherë vendi lejon që Rohingya të jetojë në kampe në kufirin e saj, por në shumë  raste i kthen ata në Mianmar. Ata që qëndrojnë jetojnë si emigrantë të paligjshëm, gjë që nënkupton se bëjnë një jetë të varfër, nuk kanë të drejtë pune dhe nuk kanë qasje në shkollim.

Cili është roli i nobelistes Aung San Suu Kyi?

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen Aung San Suu Kyi, është parë si një heroinë kombëtare në Mianmar dhe fytyra e një qeverie të lirë civile, megjithatë, ajo është duke u kritikuar ashpër pas dështimit për të mbështetur hapur komunitetin Rohingya. Disa kërkojnë që asaj t’i hiqet çmimi Nobel për paqe.

Në një intervistë për BBC-në, Suu Kyi ka mohuar akuzat për abuzimet me të drejtat e njeriut kundër Rohingya dhe ka mohuar se po ndodhte një spastrim etnik. Por disa vëzhgues theksojnë se çështja Rohingya është kaq e ndezur në Mianmar, saqë Suu Kyi do të humbasë popullaritetin e saj dhe përfundimisht edhe mbështetjen e saj.

Pse po protestojnë çeçenët?

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar nëpër Grozny, Çeçeni. Protestat në Çeçeni janë shumë të rregulluara dhe zakonisht janë të orkestruara nga autoritetet.Ish gazetari i CNN-it për zyrën në Moskë, Jill Dougherty, ka theksuar se protestat mund të jenë organizuar nga udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili po përpiqet të pozicionojë veten si udhëheqës i myslimanëve në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat