Mnuchin: SHBA-ja nuk ka frikë nga një luftë tregtare

Bota

Mnuchin: SHBA-ja nuk ka frikë nga një luftë tregtare

Më: 20 mars 2018 Në ora: 23:51
Argjentinë

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin theksoi sot se vendi i tij nuk kishte frikë nga një luftë tregtare duke nënvizuar se nuk ishte ajo objektivi i SHBA-së, në përfundim të takimit të ministrave të Financave të G20-s në Buenos Aires.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për të ndërhyrë në interes të SHBA-së, për të mbrojtur një tregti të lirë të barabartë që bazohet në reciprocitet”, deklaroi Mnuchin në një konferencë shtypi pas takimit me homologët në kuadër të samitit të G20.

“Lufta tregtare nuk është objektivi ynë, por ne nuk kemi frikë”, theksoi ai duke përsëritur deklaratat e presidentit, Donald Trump, taksat e të cilit prej 25% për importet e çelikut dhe 10% për ato të aluminit do të hyjnë në fuqi të premten.

“Nuk bëhet fjalë për një çështje proteksionizmi, por për një tregti të lirë të barabartë dhe reciproke”, nënvizoi sekretari amerikan i Thesarit duke i kërkuar gjithashtu Kinës të hapte tregjet për kompanitë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat