Kremlinin nuk e mërzit mungesa e urimeve të Trumpit për Putinin

Bota

Kremlinin nuk e mërzit mungesa e urimeve të Trumpit për Putinin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:34
Vladimir Putin (majtas) dhe Donald Trump.

Kremlini tha se mungesa e mesazhit të urimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për rizgjedhjen e Vladimir Putinit president i Rusisë "nuk është hap jomiqësor".

Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve të martën, dy ditë pas zgjedhjeve në Rusi, se ai nuk e konsideron heshtjen e Trumpit "veprim jomiqësor".

"Disa mund të mos bëjnë thirrje telefonike për shkak të agjendës së ngjeshur, disa për arsye të tjera", tha Peskov.

Në kohën kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, Peskov tha se "Putin mbetet i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me partnerët amerikanë".

Shtëpia e Bardhë ka thënë të hënën se "nuk është e befasuar nga rezultati i zgjedhjeve" në Rusi.

Putin, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë qysh në vitin 1999, ka fituar mbi 76 përqind të votave.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë kritikuar zgjedhjet, duke thënë se ka pasur mashtrime, presion për të votuar dhe mungesë të "zgjedhjes reale".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat