Mandati i katërt i Putinit: Çfarë pritet nga Presidenti rus 6 vjetët e ardhshme

Bota

Mandati i katërt i Putinit: Çfarë pritet nga Presidenti rus 6 vjetët e ardhshme

Më: 20 mars 2018 Në ora: 06:02
Simpatizantë të Putin

Nuk është befasi! Realisht të gjithë - madje edhe vet Putini e ka ditur se çfarë do të ndodhë pas 18 marsit, sigurisht rizgjedhja e tij si President i Rusisë - njërit nga shtetet më të fuqishme të botës.

Një gjë është e sigurtë, kushtetua e tanishme ruse thotë se ky duhet të jetë mandati i fundit i Putinit në detyrë. Por paraprakisht askush në elitën burokratike të Rusisë nuk beson se Putini do të japë dorëheqje në vitin 2024. “Ka një keqkuptim se Putini është i lodhur, ka nevojë për pushim dhe dëshiron të jetojë jetën e një miliarderi”, thotë një ish-ministër i cili ka ende çasje personale për presidentin. “Por Putini nuk është shumë i lodhur. Ai është i interesuar për çdo gjë dhe gërmon në çdo çështje, duke i kushtuar vëmendje të gjitha detajeve. Ky është stili i tij i jetës, ky është ai, ai nuk mund të imagjinojë jetën pa energji.”

Nga momenti i rizgjedhjes, Putini do të fillojë të krijojë një skemë të komplikuar të qeverisjes së vendit në të ardhmen. Ndoshta kjo do të thotë gjetjen e një shtrëngimi në kushtetutë ose ndryshimin e saj për ndërtimin e një strukture të re të shtetit. Të gjitha burimet që flasin për median britanike “TIME” nga rrethi i brendshëm i Putinit, janë të sigurta – të paktën tani për tani – se Putini do të mbetet disi në pushtet.

Putini ka ndryshuar shumë gjatë kohës së tij në pushtet. Ai kurrë nuk ka planifikuar të qëndrojë përgjithmonë në zyren e presidentit. Gjatë mandatit të tij të parë si president në 2000-2004 ai konsideroi refuzimin për kandidaturën e rizgjedhjes. Por, për Kremlinin, Putini ishte garantuesi i plofuqishmërisë dhe ata bënë presion të madh mbi të për kandidaturën në rizgjedhje.

Gjatë mandatit të tij të dytë, ai filloi të mendojë për kontributin e tij në histori. Në vitin 2008, ai dha zyrën presidenciale për Dimitri Medvedev dhe u bë kryeministër, duke ushtruar kontroll prapa skenave. Por përvoja ishte në anën e tij, ai ishte veçanarisht i mërzitur nga mënyra se si Medvedev reagoi ndaj protestave të Pranverës Arabe në vitin 2011.

Që nga ky çast – psikologjia e Putinit pësoi një transformim të pakthyeshëm. Ai arriti të besonte se ishte zgjedhur për një mision të posaçëm – për të shpëtuar Rusinë. Kjo më shumë se çdo gjë e frymëzoi për ngjarjet e vitit 2014, kur vendosi të aneksonte gadishullin e Krimesë si përgjigje ndaj një revolucioni në Ukrainë, që ai besonte të ishte pjesë e një konspiracioni global kundër Rusisë. Bota perëndimore reagoi me tronditje, SHBA-të dhe Evropa imponuan sanksione të mëdha mbi Rusinë. Por për shumë rusë aneksimi i Krimesë nënkuptonte se Rusia – për herë të parë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ishte përsëri një superfuqi e vërtetë.

Që atëherë, “bërja e Rusisë së madhe përsëri”, është shndërruar në ideologji të re për Putinin. Propaganda shtetërore filloi të përhapë idenë se Putini është i vetmi që mund të rivendosë madhështinë e Rusisë. Ky koncept u artikulua në mënyrën më të hollësishme në ndërtimin e zgjedhjeve presidenciale, në një transmetim të një dokumentari në kanalin televiziv shtetëror Rossiya 1 – ku u përcoll ideja se Putini është udhëheqësi unik e historik i Rusisë, i aftë për të bashkuar të gjithë personazhet e rëndësishme të Bashkimit Sovjetik të kohës komuniste me ata që ëndërrojnë perandorinë para revolucionare të Rusisë – të ndërtuar mbi krishtërimin ortodoks.

Siç ka thënë dikur edhe ish-shefi i propagandës, Vyacheslav Volodin: “Pa Putinin, nuk ka Rusi”. 

Putini është duke u përgatitur për një epokë të re. Në vitin e kaluar, ai ka filluar një proces të pastrimit të shtëpisë, ai ka shkarkuar një numër guvernatorësh të vjetër dhe ka vendosur burokratë të rinj dhe pak të njohur në vetin e tyre. Natyrisht, reformat e njëpasnjëshme të Putinit në udhëheqjen e Rusisë, vendosja e njerëzve të rinj dhe krejtësisht të ndikuar prej tij në pozita udhëheqëse është lajmëruese se Putini mendon të qëndrojë gjatë në vendin e të parit të Rusisë, edhe pas mandatit të tij të katërt 6 vjeçar që ka filluar sot.

Çfarë dëshiron Putini:

Nuk është e vështirë të vërehet se çfarë Putini do të bëjë me mandatin e tij të ardhshëm në pushtet. Dy javë para zgjedhjeve presidenciale, ai foli për një seri të re të raketave bërthamore ruse që mund të kapërcejnë çdo sistem mbrojtës anti-raketor.

Duke injoruar traditën, presidenti bëri fjalimin e tij nga qendra e konferencës gjigante të Moskës Manege në vend të Kremlinit – në mënyrë që Putini të shfaqte krenari në prezantim të videos së tij – një ilustrim me raketa që fluturojnë drejt SHBA-ve – për të fituar duartrokitjet e zyrtarëve rusë.

Ajo që u përshëndet rreth botës si një kthim në Luftën e Ftohtë, e cila ishte pikërisht qëllimi i Putinit. Rusia nuk mund tëp retendojë të jetë një superfuqi ekonomike, por ka edhe pasuri të tjera: armë bërthamore. Putini beson se nuk ka rrugë tjetër për të bërë Perëndimin të respektojë Rusinë.

Nga pikëpamja e tij, ai i rraskapiti të gjitha metodat e mundshme të krijimit të marrëdhënieve miqësore me udhëheqësit perëndimorë gjatë 15 viteve të para të sundimit të tij – dhe ende nuk fitoi respektin e tyre. Ai shpresonte se Xhorxh W. Bush, Tony Blair dhe pasuesit e tyre do ta konsideronin atë të barabartë. Putini ndihej i fyer nga qëndrimi i Bushit ndaj Rusi, duke e ndier se Bushi e trajtonte Rusinë si një “Finlandë të madhe” ose si një vend i madh, por i mesëm evropian. Një kthim në retorikën e Luftës së Ftohtë është një mundësi për të pasur një dialog krejtësisht tjetër, mendon ai. Amerikanët do ta respektojnë atë ashtu siç bënë Brezhnjovi dhe liderët e tjerë sovjetikë.

Në të njëjtën kohë, Putini gjithashtu shpreson se marrëdhëniet me Perëndimin do të përmirësohen. Putini nuk ëndërron për luftën botërore. Ai ëndërron për konferencën e re të Jaltës, konferencën e paqës që u zhvillua në Krime në vitin 1944 dhe solli së bashku Stalinin, Roosveltin dhe Churchillin. Putini dëshiron që Perëndimi të pranojë se territori që dikur i përkiste Bashkimit Sovjetik duhet të jenë fusha të përgjegjësisë ruse. Ai dëshiron të marrë garanci dhe nderime të mëdha nga po ato shtete.

Krerët perëndimorë si Kancelarja Angela Merkel dhe ish-Presidenti Barack Obama kanë argumentuar se këto sfera ndikimi nuk ekzistojnë më në botën moderne. Putini e hedh poshtë këtë si hipokrizi. Ai ka nevojë për udhëheqës perëndimorë, të cilat janë më të gatshëm për të negociuar.

Putini dëshiron të duket paqebërës. Për ta bërë këtë, ai duhet të shikojë përtej Sirisë. Askush në Kremlin nuk beson se SHBA-të do të bien dakord të ketë një konferencë në shkallë të gjerë për zgjidhjen e konfliktit në Siri dhe se do të jenë të gatshëm për të plotësuar kushtet e Putinit. Por administrata e tij është e gatshme të vendosë detyra të reja për vetën.

Gjatë mandatit të ardhshëm të tij, ai është i përgatitur për të zgjidhur problemin e Donbas, zonës së Ukrainës Lindore, ku ushtria e Rusisë ka ushqyer një luftë civile nga viti 2014. Burimet në Ministrinë e Jasthme ruse tregojnë për “TIME” se Putin është gati të bëjë Ukrainën Lindore një zonë të kontrolluar nga një administratë e përkohëshme ndërkombëtare – siç ishte rasti në Bosnjë dhe Hercegovinë, apo në Kosovë.

Megjithatë, ai nuk është i gatshëm të bëjë lëshime për çështjen e Krimesë. “Është vetëm e drejtë,” thotë Putini ndaj të gjithë partnerëve të huaj kur ata pyesin për Krimenë. Sa i përket atij, popullata e Krimesë është e kënaqur me aneksimin nga Federata Ruse dhe kjo do të thotë se drejtësia është në vend. Asgjë nuk ka nevojë të ndryshojë.

Putini në vazhdimësinë e ndryshimeve të tij, ka ndryshuar edhe në një pikë, çdo gjë që ai e përcepton si të drejtë, duket më e rëndësishme për të sesa vet ligji – dhe kjo do të thotë se ai mund të ndryshojë çdo ligj nëse e konsideron përfundimin e tij vetanak si të drejtë.

Sa saktësisht Putini mund të mbetet në pushtet nuk është ende e qartë. Ai ka gjashtë vjet të tjera për ta bërë këtë dhe nuk do të ngutet të vendosë plane në veprim – të paktën jo para Kupës Botërore që mbahet këtë vetë në Rusi. Dhe, ai nuk do të nxitojë për të ndarë planin e tij me publikun – përkundrazi, ai pëlqen surprizat dhe kështu të gjithë do ta zbulojnë pothuajse në përfundim planin e tij.

Por nuk ka dyshim se ai do të gjejë një mënyrë për të qëndruar në kontrollë; ai mendon se është “vetëm drejtësi”. Dhe koha të paktën është në anën e tij. Në vitin 2024, kur përfundon mandati i katërt, Putini do të jetë 72 vjeç. Kjo është e njëjta moshë që Trump do të arrijë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat