Frikë nga përhapja e një sëmundjeje vdekjeprurëse

Bota

Frikë nga përhapja e një sëmundjeje vdekjeprurëse

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:42
Australi

Një sëmundje vdekjeprurëse po kërcënon banorët në Australi, pasi cikloni Marcus shkatërroi Territorin Verior gjatë fundjavës.  

Kryeqyteti i Territorit Verior, Darvin, u shkatërrua nga stuhia e madhe të shtunën, por banorët janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm ndaj rreziqeve të melioidozës.

Tre vetë kanë vdekur në 38 raste të raportuara, tha Dr.Peter Markey, drejtor i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Mesatarisht ka rreth 50 raste gjatë gjithë vitit me simptoma që variojnë nga vështirësitë në frymëmarrje, si edhe pneumoni, ethe dhe dhimbje koke.

Simptoma të tjera janë gjithashtu humbja e peshës, dhimbje kraharori dhe barku.

*Meliodoza është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një bakter i quajtur Burkholderia pseudomallei, që gjendet në tokë dhe ujë. Është një sëmundje e përhapur në zonat endemike, veçanërisht në verilindje të Tajlandës, Vietnam dhe veri të Australisë. Ekziston në formë akute dhe kronike. Shenjat dhe simptomat mund të përfshijnë dhimbje në gjoks, kocka dhe kyçe, kollë, infeksione të lëkurës etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat