Diplomati francez kontrabandoi armë për palestinezët

Bota

Diplomati francez kontrabandoi armë për palestinezët

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:22
ilustrim

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet që sot të bëjë publik planin që personat që shpërndajnë drogë duhet të ndëshkohen me vdekje.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë  ka thënë dje  për media se Departamenti i Drejtësisë do të kërkonte një masë dënimi ”kur të ishte koha e përshtatshme duke zbatuar ligjin aktual”, por duke mos dhënë shembuj konkret.

Megjithatë, Trump do t’i kërkojë Senatit dhe Dhomës së Kongresit të ulë sasinë e pragut të drogës së shitur që mund të sjellin masa ndëshkimore minimale të detyrueshme për personat që merren me tregtimin e drogave, veçanërisht atyre të forta.

Trump pritet të paraqesë planin e ri në New Hampshire, një shtet kryesisht i prekur nga kriza opioide, një fenomen që ka shkatërruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, plani i ri do të përfshijë përpjekjet për të zvogëluar sasinë e qetësuesve me bazë opioidi me një të tretën, brenda tre viteve dhe për të përmirësuar kujdesin dhe trajtimin e personave të varur prej tyre.

Trump ka përshëndetur edhe presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte duke deklaruar se ”ai po bën një punë të pabesueshme për problemin e drogës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat