Në Siri për të luftuar kundër ISIS, vritet e reja britanike

Bota

Në Siri për të luftuar kundër ISIS, vritet e reja britanike

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:57
Anna Campbell

Një 26-vjeçare britanike, e cila iu ishte bashkuar një brigade femrash kurde në luftën e tyre kundër ISIS, është vrarë në Siri. Anna Campbell, nga Lewes, vdiq në Afrin, një provincë e pushtuar nga forcat turke.

Ajo është femra e parë britanike që ka vdekur në Siri e përfshirë në grupet, të cilat përbëhen nga 50,000 burra dhe gra kurde që luftojnë në Sirinë veriore.

Ishte babai i saj që konfirmoi vdekjen këtë mëngjes dhe tha se vajza e tij e dinte që po rrezikonte jetën duke luftuar në Siri.

Sipas Daily Mail, ushtarja e kualifikuar udhëtoi në Siri në Maj të vitit të kaluar për të ndihmuar kurdët, të cilët po luftojnë kundër ISIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat