Zëvendës drejtori i BND-së gjermane, Ole Dil, ka deklaruar para deputetëve të atjeshëm, se raketat verikoreane tash janë në gjendje të bartin armatim nuklear.
Ai tha se këto raketa mund të arrijnë deri në Gjermani dhe Evropën qendrore, shkruan gazeta gjermane "Bild am zontag", transmeton Reuters.
Dil ka thënë prapa dyerve të mbyllura se mundësia e tillë e Pjong-jangut për të arritur Gjermaninë përmes raketave është e sigurt.