Pence i kërkon Pakistanit që të bëjë më shumë në luftën kundër militantëve

Bota

Pence i kërkon Pakistanit që të bëjë më shumë në luftën kundër militantëve

Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:51
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence. Foto nga arkivi

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence i ka thënë kryeministrit pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi se shteti i tij duhet të punojë bashkërisht me Shtetet e Bashkuara dhe të bëjë më shumë që të mposhtë talibanët dhe militatët e tjerë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

“Nënpresidenti Pence ka përsëritur kërkesën e presidentit Donald Trump se Qeveria e Pakinsitanit duhet të bëjë më shumë për të adresuar prezencën e vazhdueshme të talibanëve, rrjetit Haqqani dhe grupeve të tjera terroriste që operojnë në shtetin e tyre”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Pakistani duhet të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara”, thuhet tutje në njoftim.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, megjithatë nuk është thënë sakt se kur është ëshë zhvilluar takimi, por mediat kanë cituar burime, të cilat kanë thënë se takimi është mbajtur në rezidencën zyrtare të Pence në Uashington.

Burimet kanë thënë se Abbasi ka qenë në një vizitë private në Shtetet e Bashkuara dhe se takimi me Pence është bërë me kërkesën e kryeministrit pakistanez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat