Merkel dhe Xi kërkojnë një zgjidhje të mbipordhimit të çelikut

Bota

Merkel dhe Xi kërkojnë një zgjidhje të mbipordhimit të çelikut

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:18
Merkel dhe Xi

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti kinez, Xi Jinping biseduan për problemin e mbiprodhimit të çelikut në kuadër të G20-ës, gjat një bisede telefonike të zhvilluar sot.

“Dy liderët pranuan se duhen gjetur zgjidhje brenda marrëveshjeve të arritura në G20-të”, deklaroi zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert.

Ky sektor është prekur nga një mbiprodhim në nivel botëror dhe një konkurencë e fortë nga vende si Kina.

Sipas statistikave të kësaj industrie, tregohet se Kina zë gjysmën e këtij mbiprodhimi të çelikut në treg.

Përfaqësuesit e grupit të G20-ës, ekonomitë më të mëdha të botës, do të takohen të hënën në Buenos Aires, me një kërcënim të lartë të luftës tregtare në axhendë./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat