Erdogan bisedë telefonike me Merkel

Bota

Erdogan bisedë telefonike me Merkel

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:49
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe Angela Merkel

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale, në bisedën telefonike janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Erdo?an ka uruar Merkelin me rastin e fillimit të punës së qeverisë gjermane dhe rizgjedhjes së saj në detyrën e kancelares.

Dy liderët kanë riafirmuar vendosmërinë për ta intensifikuar dialogun dhe bashkëpunimin mes Turqisë dhe Gjermanisë dhe kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër migrimit ilegal dhe në lidhje me refugjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës është potencuar nevoja e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, ndërsa është përmendur edhe rëndësia e Samitit të BE-së që do të mbahet në Varna më 26 mars.

Presidenti Erdo?an e ka informuar kancelaren gjermane në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, të cilin Turqia është duke e zhvilluar kundër grupeve terroriste në Afrin të Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat