SHBA mbështet vendimin e Britanisë për dëbimin e diplomatëve rusë

Bota

SHBA mbështet vendimin e Britanisë për dëbimin e diplomatëve rusë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 08:04
Sekretarja për shtyp e Trumpit, Sarah Sanders tha se SHBA dëshiron që të sigurohet se ky sulm i neveritshëm të mos përsëritet asnjëherë.

Shtëpia e Bardhë ka shprehur solidaritet me Britaninë e Madhe dhe ka mbështetur vendimin e saj për t’i dëbuar 23 diplomatë rusë.

Sekretarja për shtyp e Trumpit, Sarah Sanders tha se SHBA dëshiron që të sigurohet se ky sulm i neveritshëm të mos përsëritet asnjëherë. Ajo e ka përshkruar dëbimin e diplomatëve rusë si “thjesht një përgjigje”.

Ish-spiuni rus Sergei Skripal, 66 vjeçar, dhe vajza e tij, Yulia Skripal, 33 vjeçare, mbesin në kushte kritike për jetë në spital, pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në Salisbury të Britanisë më 4 mars.

Kryeministrja e Theresa May tha se diplomatët do të dëbohen pasi Moska refuzoi që të japë shpjegime lidhur me përdorimin e një agjenti nervor për helmimin e ish-spiunit rus në Britani.

Moska vazhdon që t’i mohojë zërat se është e përfshirë në çfarëdo forme në këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat