Putini tregon si i ka mbijetuar atentatit

Bota

Putini tregon si i ka mbijetuar atentatit

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:34
Vladimir Putin

Në dokumentarin e ri të presidentit rus Vladimir Putin, të cilin e ka bërë gazetari Andrej Kondrasov, presidenti i Rusisë kujton incidentit e vitit 2000, ku helikopteri i tij u sulmua në Chechnya.

Në atë Putini ka qenë në krye të detyrës së presidentit të Rusisë, në Chechnya, në prag të Vitit të Ri ku ai uroi forcat e përbashkëta të trupave aleate ruse.

Njeriu i parë i Chechnya’s, Ramzan Kadyrov, ka thënë se ishte kohe e rrezikshme për Rusinë.

“Helikopteri nuk ka mund të aterroj”, thuhet nen dokumentarin e publikuar në rrjetet sociale ruse.

Në një deklaratë thuhet se helikopteri nuk ka mund të aterroj për shkak motit të keq, por në fakt helikopteri kishte marr zjarr, ka treguar Kondrasov.

“Mendova se ajo ishte fishekjarr sepse ishte nata e Vitit të Ri, por piloti tha: Çfarë fishekjarri? Jemi sulmuar”, ka thënë Putini.

Për këtë ngjarje ka folur edhe Igor Sechin, drejtori ekzekutiv i Rosneft, pastaj edhe nënkryetari i administratës presidenciale.

Sipas fjalëve të tij, helikopteri u detyrua t zbriste në vendt tjetër dhe të siguronte transport rrugor, pavarsisht faktit se pothuajse të gjithë rrugët ishin të minuara.

“Gjatë kthimit një minë ka eksploduar, por për fa të mirë askush nuk u lëndua”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat