NATO dënon ashpër përdorimin e agjentit nervor në Britani të Madhe

Bota

NATO dënon ashpër përdorimin e agjentit nervor në Britani të Madhe

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Aleanca veri atlantike e NATO-s sot ka shprehur shqetësimin e kësaj aleance lidhur me përdorimin e agjentit nervor në rastin e helmimit të ish-spiunit rus, Sergie Skripal dhe bijës së tij në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Britania ka lajmëruar shkurt NATO-n për përdorimin e këtij agjenti nervor rus me datën 4 mars, duke shtuar se gjasat më të mëdha janë se Rusia është përgjegjëse për këtë akt.    

NATO ka dënuar ashpër përdorimin e parë të agjentit nervor në një territor të NATO-s që prej themelimit të saj. Shtetet anëtare të NATO-s kanë shprehur solidaritet me Britaninë, duke ofruar edhe mbështetjen e nevojshme për ta hetuar rastin.

Po ashtu, aleanca i ka bërë thirrje Rusisë që t’i përgjigjet pyetjeve të ngritura nga Britania.

NATO e ka vlerësuar këtë sulm si shkelje të të drejtave dhe normave ndërkombëtare.

Që nga hyrja në fuqi në vitin 1992, Konventa për përdorimin e armëve kimike është shndërruar në njërën nga shtyllat e rëndësishme për të ndaluar shtimin e regjimeve që përdorin këtë lloj të armatimit.

NATO vazhdimisht ka dënuar përdorimin e armëve kimike ne Siri dhe ka bërë thirrje që fajtorët të mbajnë përgjegjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat