Pentagoni shpreh mbështetje për marrëveshjen me Iranin

Bota

Pentagoni shpreh mbështetje për marrëveshjen me Iranin

Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:53
Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, Joseph Votel.

Një komandant i lartë i ushtrisë amerikane shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Pentagonit për marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, Joseph Votel, i tha Komitetit të Senatit për Shërbime të Armaosura se ai ndan pikëpamjet e njëjta me sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Joe Dunford, se marrëveshja është ende në interesin më të mirë të SHBA-së.

“Nga perspektiva ime, marrëveshja adreson një nga kërcënimet kryesore që paraqet Irani për ne. Nëse ajo prishet, ne do të duhet të gjejmë mënyrë tjetër për të trajtuar programin e tij bërthamor”, tha Votel.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur edhe të martën se kjo është marrëveshja “më e keqe” e mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat