Putin: Nëse dështon sistemi i mbrojtjes, i aktivizojmë armët bërthamore

Bota

Putin: Nëse dështon sistemi i mbrojtjes, i aktivizojmë armët bërthamore

Më: 7 mars 2018 Në ora: 14:21
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të mërkuren se Rusia do të përdorë armët nukleare vetëm në rast se rrezikohet ekzistenca e saj.

“Sa i përket kësaj çështje shqetësuese, ju them se është shumë e rëndësishme dhe sensitive. Dëshiroj t’ua kumtojë këtë që edhe komuniteti ndërkombëtar e di. Plani ynë në përdorimin e armëve nukleare do të bëhet në rast se rrezikohet vendi ynë,” tha Putin.

“Vendimi në përdorimin e armëve nukleare mund të bëhet nëse sistemi ynë i mbrojtjes dështon në parandalimin e goditjeve drejt territorit tonë,” shtoi ai.

“Po kjo do të jetë një katastrofë globale për botën, por edhe për qytetarët rusë, dhe si president i Rusisë, dua t’ju bëj një pyetje: cili ka nevojë për botën pa Rusinë?” tha Putin.

Me fjalë të tjera, presidenti rus tha se Rusia ndryshe nga SHBA, kurrë nuk ka përdorur armë bërthamore kundër vendeve tjera, raporton “Sputin International”.

“Përsa i përket butonit bërthamor, çështja nuk është mjaft e saktë, para së gjithash, ne nuk e kemi filluar këtë vetvetiu, por raketa e parë bërthamore është ndërtuar nga SHBA. Dhe ata e përdorën kundër Japonisë,” theksoi Putin.
Çështja është komentuar edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila tha se SHBA po hapte rrugën për luftën e ardhshme bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat