Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB seancë urgjente për Gutën Lindore

Bota

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB seancë urgjente për Gutën Lindore

Më: 2 mars 2018 Në ora: 16:28
Siri

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara (OKB) me thirrjen e Britanisë së Madhe pranoi kërkesën për të mbajtur "seancë urgjente" për të diskutuar lidhur me krizën humanitare në Gutën Lindore, e cila gjendet nën rrethimin e regjimit të Asadit.

Zëdhënësi i Këshillit, Rolando Gomez në konferencën për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se ky Këshill sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Gutën Lindore.

Në “seancën urgjente” përkundër kundërshtimit të Rusisë, projekt-rezoluta që do të prezantohet nga Britania e Madhe pas shqyrtimit do të votohet nga Këshilli i cili përbëhet nga 47 shtete anëtare.

Në projekt-rezolutën e Britanisë së Madhe kërkohet zbatimi i menjëhershëm i vendimit të OKB-së për armëpushim në Gutën Lindore, dërgimi emergjent i ndihmave humanitare për civilët dhe evakuimi emergjent i më shumë se 1.000 civilëve të sëmurë, raporton Anadolu Agency.

Në projekt-rezolutë po ashtu kërkohet “t’i jepet fund menjëherë” sulmeve të regjimit të Asadit ndaj civilëve në Gutën Lindore si dhe formimi i një Komisioni hetimor për të hetuar në mënyrë gjithëpërfshirëse sulmet e kryera ndaj këtij rajoni gjatë periudhës së fundit.

Me projekt-rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së më 24 shkurt u vendos që të ketë të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe për evakuimin e personave të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore, që mbetet nën rrethimin e regjimit sirian. Mirëpo kishte mbetur e paqartë se si do të fillojë ky armëpushim i cili u vendos që të zbatohet “pa vonesë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat