Thirrje Këshillit të Sigurimit për armëpushim 30-ditor në mbarë Sirinë

Bota

Thirrje Këshillit të Sigurimit për armëpushim 30-ditor në mbarë Sirinë

Më: 1 mars 2018 Në ora: 19:04
Zoti Lowcock

Kreu i çështjeve humanitare në OKB, Mark Lowcock, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të vendosë një armëpushim 30-ditor në të gjithë Sirinë. Armëpushimi deri tani nuk është zbatuar.

Gati një javë më parë, Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri një rezolutë, ku kërkohej ndalimi për një muaj i të gjitha aktiviteteve luftarake, për të bërë të mundur shpërndarjen e ndihmave dhe evakuimin e të plagosurve dhe të sëmurëve rëndë, në veçanti nga qyteti Ghouta, që është nën kontrollin e rebelëve.

Zoti Lowcock tha se OKB-ja dhe organizatat partnere po qëndrojnë të gatshme, me kamionë të ngarkuar me ndihma dhe me plane evakuimi, për të vepruar, sapo të pushojnë luftimet dhe t’u lejohet hyrja në Siri.

Grupet kryesore të armatosura në qytetin Ghouta i drejtuan të martën një letër Këshillit të Sigurimit, ku deklarojnë gatishmërinë që t’i përmbahen armëpushimit dhe se garantojnë mbrojtje për autokolonat e ndihmave në zonat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat