Guta Lindore është Srebrenica e dytë, mbarohen edhe spitalet

Bota

Guta Lindore është Srebrenica e dytë, mbarohen edhe spitalet

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 18:54
Guta Lindore

Guta Lindore është shndërruar në Srebrenicë siriane dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të kthejë sytë andej, shkruan “The Guardian”.

Siç raporton e përditshmja britanike, krimet që po ndodhin në Guta, kanë ngjashmëri me ato të kryera në Srebrenicë të Bosnjës në vitin 1995.

Sistemi mjekësor është në kolaps, mjekët thonë se, pas gati një javë të sulmeve ajrore, janë goditur 22 spitale dhe klinika, duke rrezikuar jetën e të gjithë civilëve.

Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme, ka kaluar shifrën 500, nga të cilët më shumë se 130 janë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat