Ushtari që luftoi ISIS-in falënderon “Call of Duty” për aftësitë e tij luftarake

Bota

Ushtari që luftoi ISIS-in falënderon “Call of Duty” për aftësitë e tij luftarake

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 15:53
ohn Duttenhofer

Të gjithë kemi kaluar disa orë duke luajtur lojëra të ndryshme luftarake me armë, shpesh duke menduar se po që se do të përballeshim në jetën e vërtetë me luftë, do të performonim mirë.

Kjo është ajo çfarë i ndodhi një adhuruesi të video-lojërave i cili la punën e tij dhe shkoi në Siri për të luftuar ISIS-in.

Ai thotë se arsyeja pse mbijetoi atje është krejt për shkak të asaj që e mësoi duke luajtur video-lojën Call of Duty.

Amerikani John Duttenhofer, nga Kolorado, udhëtoi në Siri prillin e kaluar për t’iu bashkuar Njësive Kurde për Mbrojtjen e Popullit në Raqqa, qytet ky i cili më në fund është liruar nga ISIS-i në tetor.

Pasi foli për Daily Mail, ai shpjegoi se duke luajtur video-lojën luftarake deri në 13 orë në ditë, ai fitoi aftësi të pabesueshme ushtarake dhe i mësoi armët që i duheshin për të mbijetuar për gjashtë muaj.

“Në njërën anë, dëshiroja ta luftoja ISIS-in. Në anën tjetër, dëshiroja të bëhesha pjesë e diçka që ishte historike. Nuk kisha frikë nga vdekja”, tha ai për Daily Mail.

Sipas Mail, ai shiti veturën e tij, u bë “fit” duke shkuar me biçikletë në punë dhe më pas fluturoi për në Irakun Kurdistan për t’u takuar me anëtarët e YPG, të cilët e kontaktuan atë online.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat