Trump shpall sanksionet më të ashpra kundër Pheninit

Bota

Trump shpall sanksionet më të ashpra kundër Pheninit

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 20:05
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të njoftojë sot sanksionet më të ashpra, sipas tij, që i janë imponuar ndonjëherë Koresë së Veriut, duke shënjestruar 56 kompani të transportit detar dhe anije që ndihmojnë Phenianin që t’i shpëtojë sanksioneve.

Kjo deklaratë vjen disa orë pas mbërritjes në Seul të vajzës dhe këshilltares së tij, Ivanka Trump, që do të jetë e pranishme të dielën në ceremoninë mbyllëse të lojërave Olimpike Dimërore të Pjeongçangut.

“Sot, njoftoj se do të aplikojmë sanksionet e reja më të mëdha të imponuara ndonjëherë kundër regjimit koreanoverior”, deklaroi Trump në një fjalim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë. “Objektivi i këtyre sanksioneve, që pritet të detajohen nga departamenti i Thesarit, është që të vazhdohet në prerjen e burimeve të të ardhurave dhe të naftës që regjimi përdor për të financuar programin bërthamor dhe ushtrinë e tij”, theksoi presidenti amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat