Një turk dënohet me burgim të përjetshëm 53 herë

Bota

Një turk dënohet me burgim të përjetshëm 53 herë

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 17:51
Ilustrim

Një shtetas i Turqisë është dënuar me 53 herë me burgim të përjetshëm për sulmin me bomba të vitit 2013, ku u vranë dhjetëra persona në afërsi të kufirit me Sirinë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke.

Agjencia Anadolu ka raportuar se Nasir Eskiocak është dënuar me nga një burgim të përjetshëm për secilin nga 53 personat që u vranë në dy sulme të koordinuara me makina-bombë në qytetin turk, Reyhanli, që gjendet në provincën Hatay.

Prokurorët kanë thënë se Eskiocak ka qenë ideatori i sulmit që ka ndodhur më 11 maj, 2013, sulm për të cilin, Ankaraja zyrtare kishte fajësuar grupet që mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Damasku ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në këtë sulm.

Në luftën shtatëvjeçare civile siriane, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin grupet rebele që luftojnë kundër Assadit, ndërkaq, Rusia dhe Irani mbështesin forcat qeveritare siriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat