Krimet në Siri, OKB mbetet “pa fjalë”, publikon deklaratën bosh

Bota

Krimet në Siri, OKB mbetet “pa fjalë”, publikon deklaratën bosh

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:36
Siri

Që prej nisjes së konfliktit në Siri, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe agjencia e saj UNICEF kanë ngritur zërin vazhdimisht për mizoritë që po ndodhin atje dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut.

Por, megjithë deklaratat dhe denoncimet e publikuara përgjatë këtyre viteve, pak ose aspak nuk është bërë për të mbrojtur fëmijët nga barbaritë e luftës në këtë vend.

E në dijeni të kësaj, UNICEF duket se ka mbetur pa fjalë dhe të martën publikoi një deklaratë bosh, pa asnjë shënim mbi të. Gjithsesi, mesazhi u mor.

“Nuk gjejmë dot më fjalë për përshkruar vuajtjen e fëmijëve në Siri”, thuhet në deklaratën e drejtorit rajonal të UNICEF, Geert Cappalaere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat