Më 22 shkurt mbahet seancë dëgjimore për olimpistin rus

Bota

Më 22 shkurt mbahet seancë dëgjimore për olimpistin rus

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:32
Ilustrim

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), do të mbajë seancë dëgjimore më 22 shkurt, për rastin e atletit rus, Aleksandr Krushelnitsky.

Krushelnitsky, i cili ka fituar medalje të bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang, së bashku me gruan e tij, Anastasia Bryzgalova në karlling, ka dalë pozitiv në testin për përdorimin e substancës së ndaluar, meldonium.

Ai e ka mohuar të ketë përdorur substanca të ndaluara.

Delegacioni Olimpik rus në Pjongçang të Koresë Jugore ka nisur një hetim lidhur me këtë rast.

Më herët Kremlini ka shfaqur shpresën se hetimi do ta nxjerrë të pastër atletin rus.

“Le të shpresojmë se ky hetim do të ndihmojë në rehabilitimin e tij. Tani për tani, faktet janë fakte”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një bisede telefonike me gazetarë.

Meldonium, i cili është ndaluar për përdorim në sport në vitin 2016, është substancë e njëjtë, të cilën e ka përdorur tenistja ruse, Maria Sharapova dhe më pas i është ndaluar pjesëmarrja në garat WTA për 18 muaj.

Kjo substancë është e krijuar për persona me probleme në zemër, ndërsa disa besojnë se mund të ndikojë në performancën e atletëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat