Irani mohon akuzat nga Arabia Saudite dhe Izraeli

Bota

Irani mohon akuzat nga Arabia Saudite dhe Izraeli

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 21:57
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Adel Al Jubeir

Irani shmangu akuzat nga Arabia Saudite dhe Izraeli se ajo po destabilizonte Lindjen e Mesme, duke i quajtur dy shtetet e ”kliente të SHBA” të cilët po përpiqeshin të hedhin dritë mbi “zgjedhjet e tyre të dobëta” dhe “gabimet strategjike”.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Adel Al Jubeir u bashkua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu duke fajësuar Iranin për tensionet në rritje rajonale, në Konferencën e Sigurisë të Mynihut këtë të diel.

Jubeir bëri thirrje për “ndryshime rrënjësore në regjimin iranian” pasi Netanjahu etiketonte Iranin si “kërcënimin më të madh për botën” dhe e akuzoi atë për përpjekjen për të imponuar një “perandori” në të gjithë Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat