Netanjahu kërcënon Iranin: E njihni këtë? Mos na vini në provë

Bota

Netanjahu kërcënon Iranin: E njihni këtë? Mos na vini në provë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:29
Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u shfaq me copën e një droni në dorë kur e mori fjalën në Konferencën e Sigurisë në Monako. Pjesa që ai mbante në dorë i përket një droni iranina të rrëzuar nga aviacioni izraelit pasi kishte hyrë në territorin e tyre.

“Zoti Zarif, e njihni këtë? Është i juaji. Mund ta çoni në vendin tënd si mesazh për tiranët e Teheranit, të mos na e vënë në provë vendosmërinë tonë”, iu drejtua ai ministrit të Jashtëm izraelit, Javad Zarif.

Akuzat

“Izraeli nuk do t’i lejojë regjimit iranian të na intimidojë. Do të veprojmë nëse është e nevojshme, jo vetëm kundër atyre që na sulmojnë, por edhe kundër vetë Iranit”, tha Netanjahu.. Kryeministri izraelit akuzoi Teheranin se po mbjell terror në Lindjen e Mesme dhe po përpiqet të instalojë një perandori nga Kaspiku në Mesdhe.

Netanjahu iu rikthye qëndrimit kundër marrëveshjes nukelare të Iranit, e cila sipas tij “u prezantua nga njerëz që synonin me të vërtetë paqen, por e bëri vetëm këtë regjim më ambicioz”.

Megjithatë, ai shtoi se pozitiv është fakti se ajo i ka sjellë arabët dhe izraelitët më afër se kurrë më parë dhe paradoksalisht mund të çojë në paqe me impakt të gjerë, madje edhe midis Izraelit dhe Palestinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat