Prokurori kërkon dënim me vdekje për sulmuesin e Floridës

Bota

Prokurori kërkon dënim me vdekje për sulmuesin e Floridës

Nga: A.S Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 12:14
Nicolas Cruz mund të përballet me dënimin me vdekje

Sulmuesi i shkollës së Floridas, Nikolas Cruz mund të përballet me dënimin me vdekje, pasi krimi që ai ka bërë hyn në kuadër të këtij dënimi. Kështu ka thënë një prokurorë i rastit, raporton Daily Star”, përcjell “Bota  sot”.

Cruz vrau 17 veta në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, Florida, pasi që ky institucion e dëboi atë nga mësimi.

Ai kishte veshur një maskë me gaz dhe fillimisht hodhi gaz lotsjellës në korridoret e shkollës, para se të qëllonin me armë në turmën e njerëzve.

19-vjeçari u arrestua më pas nga policia pasi iu bashkua turmës së nxënësve që po iknin nga vendi i ngjarjes.

Avokati, i ka sugjeruar atij që të pranojë fajin për të shpëtuar nga dënimi me vdekje.

Prokurori i Shtetit Broward, Mike Satz, ka thënë se dënimi me vdekje do të ishte një dënim i merituar për Cruz.

“Sigurisht ky është një rast që hyn në këtë dënim”.

"Kjo ishte një vrasje e paramenduar për 17 personat dhe vrasja në tentativë për të gjithë shkollën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat