Moska: Pesë rusë mund të jenë vrarë nga sulmet amerikane në Siri

Bota

Moska: Pesë rusë mund të jenë vrarë nga sulmet amerikane në Siri

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:09
Maria Zakharova

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se pesë rus, që nuk ishin personel ushtarak, mund të jenë vrarë në përleshjet me forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar në Siri, dhe ka pretemduar se raportet në të cilat numri i të vrarëve rusë thuhet se ishte dhjetëra vetë, ishin “dezinformatë”.

Këto komente të sotme të zëdhënëses së Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ishin të parat e një zyrtari rus, që në mënyrë direkte ka pranuar se shtetasit rusë ndoshta janë vrarë në një incident që ka ndodhur në provincën Deir al-Zor në Siri, më 7 shkurt.

“Në bazë të informacionit preliminar, ne mund të flasim për vdekjen e pesë njerëzve, me gjasë shtetas rusë, si pasojë e një konfrontimi të armatosur, shkaqet e të cilit po shqyrtohen”, tha Zakharova në një takim të rregullt me gazetarët në Moskë.

“Raportet për vrasjen e dhjetëra ose qindra shtetasve janë dezinformacion klasik”, tha ajo duke shtuar se “nuk ishin 400, as 200, as 100 dhe as 10”.

“Ata nuk janë personel të shërbimit rus”, tha Zakharova.

Ndihmësit e mercenarëve rusë që luftojnë së bashku me forcat e qeverisë së Sirisë, kanë thënë se ka pasur viktima në shkallë të madhe në mesin e kontraktueesve në përleshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat