Përpjekje për një forcë paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë - Bota Sot
Përpjekje për një forcë paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë

Bota

E enjte, 24 maj 2018

Përpjekje për një forcë paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:57
Ukrainë

Një forcë paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Ukrainën Lindore mund t’u hapë rrugën zgjedhjeve lokale brenda 12 muajsh, sipas një raporti të ri që synon të përdorë këtë mision si bazë për përparim të mëtejshëm. Zëvendës shefi i misionit aktual që mbikqyeret nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i tha Zërit të Amerikës se personeli i tij përballet me kërcënime në rritje ndërsa intensifikohen luftimet në vijën e parë të frontit. Korrespondenti Henry Ridgwell njofton.

Vëzhguesit e OSBE-së thonë se luftimet janë intensifikuar në javët e para të vitit 2018, me deri në 1 mijë shkelje të armëpushimit në një ditë të vetme. Gjithnjë e më shumë, 700 vëzhguesit e armatosur nuk po lejohen të kryejnë misionin e tyre.

“Kjo realizohet me pengesa pasive, fusha të minuara, pengesa të tjera fizike që vihen ndaj nesh, që nuk eliminohen dhe që në të njëjtën kohë janë një shkelje e marrëveshjeve të Minskut. Pork a gjithashtu edhe ndërhyrje aktive tek patrullat tona; na ndalojnë në pika kontrolli dhe nuk lejohemi të shkojmë më tej, kërcënohemi dhe në rastet më serioze kjo bëhet me armë zjarri”.

I dërguari i posaëçm i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Kurt Volker, ka bërë thirrje për një mision paqeruajtës të OKB-së për të mbrojtur vëzhguesit e OSBE-së.

Një raport i ri i rekomanduar nga ish shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmusen, tashmë këshilltar i presidentit të Ukrainës, bën thirrje për një forcë paqeruajtëse prej 20,000 ushtarësh nga vende jo anëtare të NATO-s, të udhëhequr nga Suedia. Shpresohet që një forcë e tillë të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Ukrainën lindore brenda 12 muajsh, një pjesë kyçe e marrëveshjeve të paqes së Minskut 2015.

Raporti do të paraqitet tek zyrtarët pjesmarrës në konferencën tre-ditore të Mynihut që zhvillohet këtë javë.

"Suksesi varet nga vullneti i atyre që e kanë në dorë të ndalin konfliktin. Çdo masë shtesë që do ta ndihmonte këtë, përfshirë monitorimi i mëtejshëm i situatës, por dhe çdo mjet tjetër, duhet të mirëpritet. Në lidhje me një operacion të mundshëm të Kombeve të Bashkuara në Ukrainën lindore, ky është një vendim që i takon Këshillit të Sigurimit", tha zoti Hug për Zërin e Amerikës.

Më shumë se 10 mijë njerëz janë vrarë që nga prilli 2014. Shumica e civilëve nuk e mbështesin konfliktin apo qëllimet e tij, thotë zoti Hug.

“Fakti që deri në 40 mijë ukrainas e kalojnë këtë vijë çdo ditë nga të dyja anët e konfliktit, është shumë premtues. Zakonisht ajo duhej të ishte vijë ndarëse. Por jo në këtë konflikt. Ndarja nuk ekziston në mendjen e tyre, është një realitet tragjik në terren. Prandaj unë mendoj se edhe në emër të civilëve që kanë mbi shpatulla barrën e konfliktit, duhet dialog dhe ata e shprehin një gjë të tillë çdo ditë”.

Zyrtarë të lartë nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca, të ashtuquajturit formati i Normandisë, do të diskutojnë lidhur me konfliktin në periferi të konferencës së Mynihut, duke filluar nga 16 shkurti. Si anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia mund të vendosë veton për çdo mision paqeruajtës./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test