Mbyllen xhirollogaritë e FIDE-s për shkak të sanksioneve - Bota Sot
Mbyllen xhirollogaritë e FIDE-s për shkak të sanksioneve

Bota

E shtunë, 18 gusht 2018

Mbyllen xhirollogaritë e FIDE-s për shkak të sanksioneve

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 13:01
Presidenti i FIDE-s Kirsan Ilyumzhinov

Organizata ndërkombëtare e shahut, e njohur me shkurtesën FIDE, ka njoftuar se veprimet e saj financiare janë ndalur për shkak të akuzave se presidenti i saj, Kirsan Ilyumzhinov, ka lehtësuar transakcione për qeverinë e Sirisë.

Federata Borërore e Shahut (FIDE) me seli në Lozanë të Zvicrës, tha dje se Banka zvicerane UBS i ka mbyllur xhirollogaritë e saj, para më tepër se dy vite, pasi presidenti i FIDE-s, Kirsan Ilyumzhinpv, i cili është një milionar rus, ishte përfshirë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Në letrën e para dy ditësh të publikuar në Internet, i ngarkuari me financa në FIDE, Adrian Siegel, tha se problemet e Ilyumzhinovit “i kanë dëmtuar rëndë aktivitetet biznesore të FIDE-s dhe ne duhet të shikojmë për lidhje të re bankare”.

UBS ka thënë se nuk i komenton çështjet “nëse individë ose organizata janë klientë të UBS-së”, por i respekton “të gjitha ligjet dhe rregullat që janë të zbatueshme për ne”, ka raportuar The Telegraph.

Në nëntor të vitit 2015, Departamenti i thesarit i Shteteve të Bashkuara e ka përfshirë Ilyumzhinovin në listën e sanksioneve, në shënjestër të së cilës ishin “rrjetet që i japin mbështetje qeverisë së Sirisë, përfshirë lehtësimin e blerjes së naftës për qeverinë e Sirisë” nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test