Një 18-vjeçar student i Universitetit të Oxford-it ishte duke luftuar për jetën pas një aksidenti që kishte pasur.
Luke Mason ka mbetur në koma pasiqë Hadi Hamid shofer pijesh alkoolike kishte kishte humbur kontrollin nga makina dhe e ka shkelur 18-vjeçarin, shkruan DailyMail.
Hamid, u dënua nga gjykata për 4 vjet burg- por ai do të lirohet pas gjashtë muajsh pasiqë ka kryer një pjesë të dënimit duke llogaritur edhe kohën sa ishte në paraburgim, përkthen në shqip, Bota sot.
Pas përmirësimit të gjendjes së Luke, ai është zotuar se do të bëjë fushatë për ndryshime në sistemin e drejtësisë penale për shkak të dënimit që sipas tij është shumë i butë.
Luke Mason tha: ‘’ "Nuk e fajësoj gjyqtarin për dënimin - faji është ne sistemin e drejtësisë penale - duart e tyre janë të lidhura".
Ngjarja ka ndodh në Angli.