Commonwealth në hall, diskutime sekrete për kreun

Bota

Commonwealth në hall, diskutime sekrete për kreun

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 08:46
Mbretëresha

Commonwealth ka nisur të konsiderojë në mënyrë sekrete se kush do të pasojë mbretëreshën në krye të kësaj organizate.

BBC shkruan se çështja është shumë e ndjeshme, pasi roli nuk është i trashëgueshëm dhe nuk do t’i kalojë automatikisht Princit të Uellsit pas vdekjes së mbretëreshës. Sipas BBC, Commonwealth-i ka krijuar një grup të nivelit të lartë që do të shqyrtojë mënyrën e qeverisjes së kësaj organizate ndërkombëtare. 

Grupi do të takohet fillimisht për të rishikuar drejtimin e Commonwealth-it nga sekretariati dhe guvernatorët e tij. Megjithatë, kjo është pjesa publike e detyrës së grupit special, ndërsa burime thonë se çështja kryesore e takimit do të jetë diskutimi i asaj që do të ndodhë, nëse mbretëresha, e cila në prill mbush 92 vjeç, do të ndërrojë jetë.

Sado e pakëndshme të jetë kjo temë, tha një prej burimeve, duan apo nuk duan ata, nuk shmanget dot. Krerët e qeverive të Commonwealth-it do të mblidhen në prill në Londër dhe grupi special do t’i raportojë atyre, kohë kur pritet një diskutim edhe më i gjerë për pasardhësin e mbretëreshës në krye të organizatës.

Mbretëresha u shpall kreu i Commonwealth-it kur mori kurorën dhe kur ishte kreu i shtetit në 7 nga 8 anëtarët e tij. 

Tani, organizata ka 53 anëtarë dhe çdo vendim për drejtimin e saj do të merrte nga krerët e qeverive pas vdekjes së mbretëreshës, por meqë nuk ka një proces formal për zgjedhjen e pasardhësit, duhen bërë përgatitje. 

Disa figura të organizatës thonë se nuk ka alternativë tjetër veç Princit Charles, por janë shtuar zëra për zgjedhjen e një lideri ceremonial që të përmirësojë kredencialet demokratike të Commonwealth-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat