Tillerson fillon një turne në Lindjen e Mesme

Bota

Tillerson fillon një turne në Lindjen e Mesme

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:46
Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson filloi një turne në Lindjen e Mesme me një takim në Kajro me homologun egjiptian, Sameh Choukri, para një takimi me presidentin, Abdel Fattah al-Sissi.

I mbërritur dje në mbrëmje në kryeqytetin egjiptian, Tillerson darkoi me Choukri.

Sot në mëngjes, dy krerët e diplomacisë zhvilluan një takim me dyer të mbyllura para se të jepnin një konferencë të shkurtër për shtyp.

Tillerson do të takohet me me presidentin, Abdel Fattah al-Sissi.

Gjatë konferencës për shtyp, Tillerson konfirmoi se Uashingtoni mbështeste një proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm në Egjipt ku zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 26 mars.

“Ne kemi mbështetur gjithmonë zgjedhjet e lira dhe të drejta, jo vetëm në Egjipt, por në çdo vend tjetër”, iu përgjigj ai një gazetareje, e cila e pyeti për besueshmërinë e zgjedhjeve egjiptiane, ku Sissi, presidenti në ikje është i vetmi kandidat serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat