Olimpiada nuk do ta shpëtojë botën

Bota

Olimpiada nuk do ta shpëtojë botën

Nga: Stefan Nestler Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:46
Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe Kim Yo Jong, motra e kreut të shtetit në Korenë e Veriut në Seul më 10.02.2018

"O sport, ti je paqja!", thuhet në një odë për sportin. "Ti vendos një kordon lidhës mes popujve, që ndihen si vëllezër, në kujdesin e përbashkët të forcës, të rregullit dhe zotërimit të  vetvetes."  Me një pseudonim themeluesi i  Lojërave Ilimpike të kohës së re, Pierre de Coubertin, poezinë e tij ia dorëozi konkuruesve të Lojërave Verore 1912 në Stokholm dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë letërsi. Mendimi i Coubertins për bashkimin e popujve përmes sportit pasqyrohet edhe në Kartën Olimpike. Në të Komiteti Ndërkombëtar Olimpik zotohet , se „e vendos sportinnë shërbim të njerëzimit dhe përmes kësaj të nxisë paqen". Pritshmëritë janë të mëdha për sportin. Madje shumë të mëdha.

Urë e vogël

"Le të shpresojmë, që kjo Olimpiadë Dimërore të hapë portën për një të ardhme më të mirë në gadishullin korean", tha presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Thomas Bach duke iu referuar lojërave në Pyeongchang. "Lojërat Olimpike kanë mundësuar një fillim të ri." Fituesi i olimpiadës në skermë në vitin 1976 iu referua  mundësimit të pjesëmarrjes së 22 sportistëve koreano-veriorë, praqitjes së përbashkët të atletëve koreano-veriorë dhe atyre jugorë në ceremoninë e hapjes si dhe ekipit mbarëkorean të grave të hokejt në akull, që do të luajë ne Pyeongchang. Në fakt sporti në këtë rast ka vendosur një urë të vogël.Por jo më shumë se kaq. Fuëia e barutit të konfliktit të Koresë nuk është shmangur. Një mesazh tweeter i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, një provokim i sundimtarit koreanverior Kim Jong Un, dhe ky filiz i njomë i ëtensionimit ndodhen sërish në mjegull.

Image
Stefan Nestler

Pjesërisht i vlefshëm si model i paqes

Nga njëra anë sporti ofron një gjuhë universale, që i tejkalon kufijtë e vendeve dhe kulturave dhe kuptohet prej të gjithëve. Në këtë mënyrë ai ka edhe potencial të ndërmjetësojë. Nga ana tjetër sporti është vetëm pjesërisht i mundshëm si model i paqes. Në sport tek e fundit fare hapur shpaloset shpesh nacionalizmi.  E për këtë shumë – si në rastin e dopingut në Rusi, por jo vetëm atje – shfrytëzojnë ëdo mjet, për të garantuar suksesin e madh. Në shkëlqimin e këtij suksesi mund të përfitosh mirë. Madje sporti ka ëuar edhe në luftë si në „luftën e futbollit" më  1969 mes Hondurasit dhe El Salvadorit. Në ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror në të dyja vendet përpara pati trazira, ku u vranë njerëz. Nuk ishte pasoja, por shkasi për konfliktin e armatosur, që zgjati rreth 100 orë e gjatë të cilit humbën jetën mbi 2.000 vetë.

Pak paqe

Sporti nuk duhet të mbingarkohet. Lojërat Olimpike në Pyeongchangnuk do ta shpëtojnë botën. Nëse ecën mirë, ato ofrojnë gara interesante dhe të shpresojmë edhe korrekte dhe krijojnë momente emcionuese. Me këtë do të ishte fituar shumë. Ky do të ishte një sukses./Deutsche Welle

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat